Rubla ruse në nivelin më të ulët historik ndaj euros dhe dollarit
Moskë, 28 nëntor - Monedha e Rusisë, rubla, ka arrritur në nivelin më të ulët historik ndaj euros dhe dollarit, pas vendimit të organizatës së naftës, OPEC, që të mos zvogëlohet prodhimi, megjithë sasitë e tepërta në tregjet botërore.
Rubla ruse ka humbur 3.6% të vlerës dhe është shitur për 48.66 për një dollar dhe 60.92 rubla për një euro.
Rusia e krijon afro gjysmën e buxhetit të saj nga eksporti i artikujve për energji.
Rënia e rublës për afro 30% këtë vit, kryesisht ka ndodhur për shkak të sanksioneve ndërkombëtare për shkak të rolit të Rusisë në krizën në Ukrainë.
Po ashtu, është shënuar edhe rënie e çmimeve të naftës së Rusisë.