06 Janar 2025

Rubla ruse bie sërish

Moskë, 21 janar - Vlera e valutës ruse ka pësuar rënie duke shënuar një rekord të ri më 21 janar. Vlera e rublës ka rënë në 84 rubla për një dollar amerikan.

Rubla, valutë e cila ka pësuar goditje në tetëmbëdhjetë muajt e fundit për shkak të rënies së çmimit të naftës dhe sanksioneve perëndimore për shkak të veprimeve të Kremlinit në Ukrainë, është dobësuar edhe kundrejt valutës evropiane Euro, në më shumë se 92 rubla për një euro.

Rënia e vlerës së rublës vjen derisa çmimet globale të naftës vazhdojnë të bien edhe për shkak të heqjes së sanksioneve ndaj Iranit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)