Rubla ruse bie në pikën më të ulët kundrejt dollarit amerikan
Moskë, 18 shtator - Moska të martën i kërkoi publikut rus të mos bie në panik, ndërkohë që monedha e saj e goditur rëndë, rubla, ra në pikën më të ulët kundrejt dollarit amerikan.
Dobësimi e rublës kundrejt dollarit (1 dollarë tani shkëmbehet me 38.31 rubla) ndodh mes shqetësimeve të investitorëve rreth ndikimit të sanksioneve të reja perëndimore kundër Moskës për rolin e saj në krizën në Ukrainë.
Zëvendës Ministri rus i Financave Alexei Moiseyev tha se dobësimi i monedhës ruse është rezultat i vendimeve të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara për tia mohuar qasjen bankave ruse në tregjet e huamarrjes afatgjatë në Perëndim.
Në thirrjen e tij për qetësi, Moiseyev tha para gazetarëve se janë duke u zhvilluar bisedime me bankën qendrore të Rusisë për të lehtësuar krizën.
Analistët thonë se qytetarët rusë frikësohen se rënia e rublës mund rrisë nivelin tashmë të lartë të inflacionit, i cili arriti në 7.7 për qind në fillim të shtatorit, dhe mund të shtyjë ekonominë ruse më tej drejt një recesioni të plotë.
Vlera e dollarit është rritur me 1.70 rubla këtë muaj.