Rubla bie pavarësisht rritjes se normës së interesit
Moskë, 16 dhjetor - Rubla ruse ka rënë në një rekord të ri, me gjithë rritjen dramatike të normës së interesit nga Banka Qendrore e Rusisë.
Kjo e fundit ka rritur normën nga 10.5 për qind në 17 për qind, në përpjekje për të rritur vlerën e monedhës kundrejt dollarit.
Megjithatë, rubla ka rënë sot në 70 kundrejt dollarit dhe 88 kundrejt euros.
Rubla ka humbur pothuajse 50% kundrejt dollarit amerikan këtë vit, si pasojë e rënies së çmimeve të naftës dhe sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë.