Rritje rekorde e jenit japonez
Tokio, 18 mars - Monedha e Japonisë arriti sot vlerën rekorde krahasuar me dollarin amerikan.
Në bursat aziatike, dollari këmbehet për afro 79 jen, që është vlera më e madhe prej prillit 1995.
Rritjen e vlerës së monedhës japoneze analistët e shpjegojnë me atë se katastrofat e mëdha natyrore e stimulojnë rritjen e jenit, për shkak se investitorët presin që japonezët t`i tërheqin mjetet e tyre për rimëkëmbjen e vendit.