Rritje e lehtë në tregjet aziatike
Hong Kong, 8 maj - Tregjet financiare aziatike kanë pësuar rritje të lehtë të martën në mëngjes, pas rezultateve të zgjedhjeve evropiane, që hodhën poshtë mbështetësit e masave shtrënguese.
Indeksi Nikkei 225 i Japonisë është rritur për 0.6 për qind, ndërsa Hang Sern i Hong Kongut për 0.3 për qind.
Rritje të lehta kanë parë edhe tregjet në Korenë e Jugut, Tajvan dhe Singapor.