09 Janar 2025

Rritje e lehtë e tregtisë me pakicë

Prishtinë, 10 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Tregtisë me Pakicë në Kosovë për  periudhën TM1 2013 - TM4 2014.

Në tremujorin e katërt të vitit 2014 ka pasur rritje krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014, në: tregtinë me pakicë të pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve për 20.6%; tregtinë me pakicë të pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara për 10.8%; dhe tregtinë me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje për 24.2%.

Kurse, rënie kanë pasur: tregtia me pakicë në dyqane, jo të specializuara, dhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara për 3.9%; tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara për 6.9%; tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar për 4.8%; tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara për 21.2%; dhe tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara për 0.6%.

Në tremujorin e katërt të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013, rritje kanë pasur: tregtia me pakicë e pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve për 2.9%; tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara për 11.7%; tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara, për 14.8%; dhe tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara për 31.5%.

Kurse rënie kanë pasur: tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar për 2.9%; tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara për 2.1%; tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara për 5.3%; tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane të specializuara, për 16.6%; dhe tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje për 15.5%.

Sa i përket numrit të punëtorëve, në tremujorin e katërt të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014, ka pasur rritje te: tregtia me pakicë e pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve për 30.4%; tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara për 0.4%; tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar, për 0.5%; dhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara, për 2.0%.

Ndërkaq, numër të njëjtë të punëtorëve, me tremujorin paraprak, kanë pasur: tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara dhe tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje.

Kurse, rënie të numrit të punëtorëve kanë pasur: tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara, për 0.7%; tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara, për 2.8%; dhe tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane të specializuara, për 1.3%.

Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2013, në tremujorin e katërt të vitit 2014 ka pasur rritje të numrit te punëtoreve te: tregtia me pakicë e pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve për 55.8%; tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara për 28.6%; tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara, për 2.9%; tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar, për 3.1%; tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara, për 23.4%; tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara, për 2.9%; tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane të specializuara, për 10.5%; dhe tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje, për 11.3%.

Kurse, rënie të numrit të punëtorëve kanë pasur: tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara, për 8.8%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)