Rritje e kërkesës së arit rritet për 36 për qind
Washington, 27 gusht - Kërkesa botërore e arit është rritur për 36 për qind në tremujorin e dytë të vitit në krahasim me të parin dhe arrin 1050 tonë, thuhet në shqyrtimin analitik të Vorld Gold Konsëll (The Ëorld Gold Council).
Kërkesa për metalin e çmueshëm rritet para së gjithash për shkak të interesimit të rritur për të si investim.
Kërkesa investuese në tremujorin e dytë përforcohet për shkak të gjasave të paqarta për kthimin e ekonomisë botërore në normalitet dhe druajtjeve të investitorëve nga problemet e borxheve të Evropës, thuhet në shqyrtimin.
Viteve të fundit, rritje të kërkesës së arit kishte vetëm në kuartalin e parë të vitit 2009.