Rritja me e madhe e tregtisë se municioneve në botë në 2009
SHBA, 22 shkurt - Megjithëse nën efektet e krizës ekonomike, tregtia e armëve nuk është ndalur në vitin 2009. Në mënyrë të veçantë tek ajo, ndikoi rritja e kërkesave të SHBA-së gjatë vitit 2009.
Një raporti i Institutit Kërkimor Ndërkombëtar për Paqe, me qendër në Stokholm, thotë se pavarësisht nga recesioni ekonomik global, në vitin 2009, 100 prodhues të municioneve, më të mëdhenjtë në botë, arkëtuan 401 miliardë dollarë, ose 8% më shumë në krahasim me vitin 2008.
Ekspertët mendojnë se shtimi i shpenzimeve për blerjen e municioneve, nga qeveria amerikane, është shkaku kryesor i kësaj rritjeje.
Ndër 100 prodhuesit më të mëdhenj të municioneve në botë, 45 prej tyre janë amerikanë, të cilët arkëtuan 247 miliardë dollarë, nga shitja e armëve.