Rritja e çmimit të naftës në Meksikë shkakton trazira

Meksiko Siti, 6 janar - Një rritje e ndjeshme e çmimit të karburantit në Meksikë ka shkaktuar protesta në vend dhe dje turmat grabitën dyqanet ndërsa vazhdojnë trazirat mbi rritjen e kostos së jetesës në këtë vend të Amerikës Latine.
Që nga 1 janari, kur qeveria rriti çmimet e naftës me 20 për qind, meksikanët kanë bllokuar qendrat e karburantit, trafikun rrugor dhe kanë zhvilluar protesta.
Ministria e Brendshme thotë se gjatë dhunës së të mërkurës u arrestuan më shumë se 200 njerëz.
Presidenti Enrique Nieto mbrojti rritjen e çmimit duke thënë se përkonte me rritjen e globale të çmimit të karburantit:
Qeveria nuk do të lejojë abuzimet e atyre që justifikohen pas këtyre masave dhe kryejnë veprime mizore dhe atyre që manipulojnë me rritjen e çmimit të naftës.
Presidenti u zotua të ndihmonte një pjesë të popullsisë së goditur rëndë nga rritja e çmimit.
Grupi aktivist për fermat El Barzon tha se edhe me mbështetjen qeveritare për shoferët e kamionëve, vala e zemërimit dhe pakënaqësitë mes meksikanëve nuk mund të ndalet.
Kompania enegjitike shtetërore Pemex paralajmëroi se bllokimet po dëmtonin shpërndarjen e karburantit dhe se shtetet Chihuahua, Durango dhe Morelos ishin në gjendje kritike.