26 Dhjetor 2024

Rritja e çmimit të naftës kërcënon ekonominë amerikane

Washington, 6 prill - Timoti Gaithner, shefi i departamentit amerikan të thesarit tha se shtimi i çmimit të naftës përbën kërcënimin më të madh për ekonominë amerikane.

"Pas krizës së borxheve në Evropë dhe pas tensioneve mes Amerikës dhe Iranit, shtimi i çmimit të naftës për ekonominë amerikane përbën rrezik" tha Gaithner.

BE po përballet me sfida tepër të vështira dhe rritja ekonomike në eurozonë është tepër e dobët.

Tensioni mes Amerikës dhe Iranit dhe rritja e çmimit të naftës edhe pse nuk ka dëmtuar ekonominë amerikane por ka bërë që pasojat e saj të ndihen nga populli amerikan ka thënë ndër të tjera shefi i departamentit amerikan të thesarit.

Gjithashtu edhe shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, u shpreh se bota mund të përballet me një kolaps ekonomik të ngjashëm me Depresionin e Madh të viteve 1930, nëse nuk do të merren masa të menjëhershme për të përballuar krizën e Eurozonës si dhe atë të vendeve tjera të botës.

Duke folur në një konferencë për shtyp nga Berlini, ajo foli gjithashtu me shqetësim për mundësinë e rritjes së papunësisë, nëse qeveritë e ndryshme nuk do të pranojnë të bashkëpunojnë midis tyre.

Lagarde, gjithashtu shtoi se Fondi ka nevojë për 500 miliardë euro më shumë, për të shmangur falimentimin në vendet më të prekura nga kriza e monedhës së përbashkët euro. Përkeqësimi i bilancit tregtar nuk është goditja e vetme që jep nafta në ekonomi. Shtrenjtimi i karburanteve rrit kostot për biznesin.

Në kushtet kur kërkesa në treg ka rënë për shkak të krizës, rritja e kostove mund të tkurrë më shumë prodhimin dhe investimet e reja.

Për vite me radhë ekonomistët i kanë studiuar gjatë efektet që çmimi i naftës ka në rritjen ekonomike.

Shumica e tyre kanë dalë në përfundimin se një rritje me 10 për qind e çmimit të karburanteve, e ul rritjen ekonomike të një vendi mesatarisht me 0.2 për qind, në varësi të strukturës së ekonomisë.

Por përtej shifrës së saktë, e sigurte është se çmimet e larta të naftës mund të tkurrin më shumë rritjen ekonomike, sakaq në nivelet më të ulëta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)