Rritet tregtia me pakicë në Eurozonë
Bruksel, 4 shkurt - Tregtia me pakicë u rrit me 0.3 për qind në 19 vendet e Eurozonës dhe 0.1 për qind në BE në dhjetorin e 2015-s, krahasuar me muajin paraardhës, sipas të dhënave të së mërkurës.
Në nëntorin e kaluar, shitjet me pakicë ishin të qëndrueshme në Eurozonë, ndërsa në BE regjistruan një rritje prej 0.3 për qind, sipas të dhënave nga Eurostati.
Ndërsa për vitin 2015, krahasuar me 2014-n, tregtia me pakicë u rrit 2.4 për qind në zonën e monedhës së përbashkët dhe 3.0 për qind në BE.