09 Janar 2025

Rritet tregtia me pakicë e mallrave në dyqane të specializuara

Prishtinë, 8 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat  Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2015.

Rezultatet e këtij hulumtimi paraqesin  ecurinë në tregtinë me pakicë për nevoja të Llogarive Kombëtare dhe janë burim i rëndësishëm në përpilimin e Bruto Produktit Vendor në baza tremujore.

Në tremujorin e parë të vitit 2015, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2014, kanë pasur rritje për 13.9% tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara.

Kurse, rënie kanë pasur: Tregtia me pakicë e pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve (27.2%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (26.1%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (14.8%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (11.1%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (10.7%);  Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (8.6%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (5.9%); dhe Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (4.4%).

Në tremujorin e parë të vitit 2015, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2014, kanë pasur rritje: Tregtia me pakicë e pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve (56.0%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (26.2%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuar (24.0%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (19.4%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (6.4%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (12.5%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (9.6%); dhe, Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (4.9%). 

Kurse, ka pasur rënie: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (18.1%).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)