Rritet tregtia me pakicë
Prishtinë, 22 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për periudhën tremujore, TM3 2017.
Në bazë të të dhënave të publikuara vërejmë se në tremujorin e tretë të vitit 2017, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, ka pasur rritje te: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje për 16.9%; Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara për 2.8%; Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara për 2.3%; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara për 1.6%.
Kurse, te tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara nuk ka ndonjë ndryshim.
Ndërsa, rënie është shënuar te: Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (2.7%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (0.8%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara (0.5%).
Ndërkaq, krahasuar tremujorin e tretë të vitit 2017 me tremujorin e tretë të vitit 2016, ka pasur rritje: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (34.3%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (22.4%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (22.4%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (17.3%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (11.8%); dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (2.7%).
Kurse, rënie është shënuar te: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara (0.9%); dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (0.6%).