26 Dhjetor 2024

Rritet suficiti tregtar i Kinës

Pekin, 12 prill - Kina regjistroi suficit tregtar në mars, pas deficitit të shkurtit, duke shënuar nivelin 670 milionë dollarë amerikanë në tre-mujorin e parë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, tregtia e jashtme në mars në bazë vjetore u rrit me 7.1% dhe shkoi në 326 miliardë dollarë amerikanë, me suficitin në nivelin 5 miliardë dollarë. Eksportet ishin në nivelin e 166 miliardë dollarëve, 9% më shumë në bazë vjetore.

"Importet dhe eksportet e Kinës u rritën me 7.3% në tre-mujorin e parë; niveli më i ulët që nga rritja me 9% në tre-mujorin e fundit të 2009-ës. Kjo pasqyron gjendjen e ekonomisë globale, që është ende pesimiste dhe tregtia ndërkombëtare është ende e komplikuar dhe e paqëndrueshme. Sipas të gjitha gjasave, do të kemi një ulje në tregtinë e jashtme", tha Zheng Yuesheng, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Sipas të dhënave zyrtare, Bashkimi Europian vijon të jetë partneri më i madh tregtar i Kinës në tre-mujorin e parë, por shkëmbimet Kinë-BE ranë në nivelin 2.6% në bazë vjetore. Në tre muajt e parë të vitit, tregtia mes Kinës dhe SHBA, partnerit të dytë, u rrit në 9.3%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)