10 Janar 2025

Rritet suficiti tregtar i BE-së

Bruksel, 7 shkurt - Suficiti tregtar në shërbime i Bashkimit Evropian u rrit në 178 miliardë euro në vitin 2014, krahasuar me nivelin prej 161 miliardë eurosh në 2013-n, njoftoi të premten Eurostati.

Eksportet e shërbimeve të BE-së u rritën me 5 për qind, nga 676 miliardë euro në vitin 2013 në 710 miliardë euro në vitin 2014, ndërsa importet me 3 për qind, nga 515 miliardë euro në 532 miliardë euro.

Tregtia ndërkombëtare e BE-së në shërbime kryesisht përbëhet nga \"shërbime të tjera biznesi\" (kërkim e zhvillim, biznes, profesionale dhe shërbime teknike), të cilat përbënin 25 për qind të vëllimit të përgjithshëm të eksportevedhe 29 për qind të importeve të BE-së , të ndjekura nga shërbimet e transportit, shërbimet e udhëtimit, telekomunikacioni, kompjuterat e shërbimet e informacionit dhe shërbimet financiare.

Shërbimet që kontribuan më shumë për suficitin ishin shërbimet financiare me 43.5 miliardë euro, të ndjekura nga shërbimet e Teknologjisë së Informacionit e Komunikimit dhe shërbime të tjera biznesi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)