Rritet sërish çmimi i naftës në tregun e New Yorkut
New York, 18 gusht - Edhe një herë tjetër çmimi i naftës ka pësuar rritje në tregun e New Yorkut.
Sipas agjencisë franceze, me shtimin e frikës në tregjet e naftës nga tensionet e reja në Lindjen e Mesme, edhe një herë tjetër është rritur çmimi i naftës në tregun e New Yorkut.
Çmimi i një fuçie nafte në tregun amerikan ditën e enjte është rritur me 1.27 dollarë duke kapur vlerën e 95.60 dollarë.
Kështu çmimi i naftës ka kapur vlerat e saj më të larta që nga 11 maji i viti të kaluar. Çmimi i naftës ditën e mërkurë ka pësuar rritje si shenjë uljeje të rezervave të naftës së Amerikës.