Rritet për 45 për qind eksporti i automobilave Iran Khodro
Teheran, 29 korrik - Grupi industrial Iran Khodro njoftoi se këtë vit do të eksportojë 50 mijë automobila duke zënë një vend të konsiderueshëm në tregun botëror.
Drejtori menaxhues i grupit industrial Iran Khodro njoftoi se vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti, Iran Khodro ka eksportuar 4 572 automobila çka përbën një rritje prej 45 % të eksportit të kësaj kompanie në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Xhevad Nexhmedin deklaroi se Iran Khodro ka lidhur kontrata për eksportimin e 50 mijë automobilave në vendet e tjera dhe modelet më të pëlqyera nga konsumatorët e huaj janë tipet Samand dhe Soren të cilat përbëjnë 79 % të modeleve të eksportuara nga kjo kompani.