10 Janar 2025

Rritet për 20,4 për qind deficiti tregtar i Shqipërisë

Tiranë, 1 dhjetor - INSTAT ka publikuar sot të dhënat për tregtinë e jashtme, sipas të cilave në muajin tetor të vitit 2014, deficiti tregtar ka shënuar një rritje me 20,4 për qind, krahasuar me tetorin e vitit 2013.

\"Në muajin tetor 2014 eksportet e mallrave arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 0,3 për qind në krahasim me tetor 2013 dhe duke u rritur me 4,2 për qind në krahasim me shtator 2014. Rënie më të madhe vjetore patën eksportet e grupit: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 27,9 për qind\", sipas INSTAT.

Rritje më të madhe vjetore kanë patur eksportet e grupeve: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 33,7 për qind, “Tekstile dhe këpucë” me 25,3 për qind dhe “Lëkurët dhe artikujt prej tyre” me 23,7 për qind.

\"Në muajin tetor 2014 importet e mallrave arritën vlerën 52 mld lekë, duke u rritur me 10,5 për qind në krahasim me tetor 2013 dhe 8,9 për qind në krahasim me Shtator 2014. Rritje më të madhe vjetore kanë patur importet e grupeve: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 41,1 për qind, “Produkte kimike dhe plastike” me 15,4 për qind dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 14,9 për qind. Rënie më të madhe vjetore patën importet e grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 19,4 për qind\", sqaron INSTAT.

Sipas INSTAT-it, deficiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke shënuar një rritje me 20,4 për qind krahasuar me tetorin e 2013 dhe 12,6 për qind në krahasim me shtatorin e 2014.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 69,4 për qind të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (39,6 për qind), Greqia (7,3 për qind), Kina (5,2 për qind) dhe Turqia (5,0 për qind)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)