22 Dhjetor 2024

Rritet numri i të punësuarve në sektorin publik në Kroaci

Zagreb, 7 korrik - Të punësuarit në sektorin publik në Kroaci sikur nuk i ka goditur kriza ekonomike dhe financiare – për çdo ditë numri i të punësuarve rritet mesatarisht për gjashtë persona.

Nga ana tjetër, në ndërtimtari, tregti dhe në industrinë përpunuese gjatë dy viteve të fundit janë përjashtuar 81.000 punëtorë, transmeton Danas.hr.

Një milionë njerëz nga sektori privat, punojnë pa marrëveshje kolektive dhe për çdo ditë doemos duhet t\'u sigurojnë rrogat e nëpunësve shtetërorë dhe pensionet e 1.3 milionë pensionistëve.

Tre industritë, ajo përpunuese, tregtisë dhe ndërtimtarisë në shumë vende konsiderohen si shtytës të ekonomisë, ndërsa Kroacia pikërisht në këto sektorë gjatë dy viteve humbi 81.088 punëtorë ose më konkretisht çdo ditë janë përjashtuar nga 89 veta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)