Rritet në 32 për qind eksporti i SHBA-së drejt Kinës
New York, 2 prill - Në vitin 2010, u rrit 32 për qind eksporti i SHBA-së ndaj Kinës, sipas një raporti nga Këshilli i Biznesit SHBA-Kinë.
Kjo rritje kaloi katër vendet e tjera më të mëdha që importojnë produkte amerikane.
\"Eksporti ndaj Kinës luan një rol kyç për rimëkëmbjen dhe rritjen e vazhdueshme e ekonomisë amerikane\", citon dokumenti.
Raporti nënvizon, se Kina është tregu i tretë eksportues i SHBA-së, duke u renditur vetëm pas Kanadasë dhe Meksikës, të cilat janë vende fqinje të SHBA-së.
Të dyja vendet kanë nënshkruar marrëveshjen e tregtisë së lirë me SHBA-në.