29 Dhjetor 2024

Rritet interesimi i kompanive franceze për të investuar në Kosovë

Prishtinë, 14 nëntor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin  e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Temë e takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Ministrja Bajrami e informoi ambasadorin francez rreth proceseve reformave ekonomike që ka ndërmarrë Kosova në funksion të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes si dhe implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim.

Në anën tjetër, ambasadori, Chabert shprehu gatishmërinë e shtetit francez për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike me Republikën e Kosovës.

Ambasadori, Chabert njoftoi ministren Bajrami rreth rritjes të interesimit të kompanive franceze për të investuar në Kosovë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që të intensifikohet puna e përbashkët institucionale me qëllim të identifikimit të projekteve konkrete dhe bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe investimeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)