Rritet inflacioni në Eurozonë
Bruksel,1 qershor - Inflacioni është përshpejtuar pak në muajin maj në zonën euro, duke arritur në 1,6 për qind gjatë një viti pas 1,5 për qind në prill, njofton zyra evropiane e Statistikave, Eurostat, në një vlerësim të parë dhënë ditën e hëne.
Vetëm në dhjetor të vitit 2008 ka pasur një inflacion të të njëjtit nivel, prej 1,6 %.
"Duhet të kthehemi në dhjetor të vitit 2008 për të parë një inflacion të njëjtit nivel, prej 1,6 %.
Inflacioni po i afrohet në të gjitha rastet objektivit të caktuar nga Banka Qendrore Evropiane, BCE: mbikëqyrësja e stabilitetit të çmimeve synon që brenda një afati të mesëm inflacioni të arrijë në rreth 2%.
Çmimet për konsumin në zonën euro kanë rifilluar të rriten në nëntor të vitit 2009, pas pesë muaj me radhë rënieje, një shenjë e rimëkëmbjes ekonomike, por sidomos e evolucionit të çmimeve të naftës.