25 Dhjetor 2024

Rritet inflacioni i Kinës

Pekin, 9 shkurt - Zyra Kombëtare e Statistikave të Kinës ka bërë të ditur se norma e inflacionit në vend është rritur për 4.5 për qind në muajin janar.

Pjesa më e madhe e rritjes i atribuohet rritjes për 10.5 për qind të çmimeve për artikujt ushqimorë.

Norma e inflacionit të Kinës në vitin 2011 ka qenë 5.4 për qind, më e lartë se objektivi i qeverisë prej 4%.

Lajmi për inflacionin vjen pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se rritja e pritur e Kinës mund të ndërpritet në gjysmë nëse Evropa, partneri më i madh tregtar i Pekinit, pëson rënie të mprehtë për shkak të problemeve të saj me borxhin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)