23 Dhjetor 2024

Rritet eksporti i qytetëve të zonës lindore të Detit të Zi

Sofje, 8 mars - Rritja në eksport e ka treguar veten edhe në zonën e Lindjes së Detit të ZI.

Shitjet jashtë vendit që janë realizuar nga ky rajon në 2 muajt e para të vitit u rritën me afërsisht 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

U publikuan shifrat e eksportit për muajt janar-shkurt për rrethet Trabzon, Rize, Artvin dhe Gymyshhane, të cilat varen nga Unioni i Eksportuesve të Zonës Lindore të Detit të ZI.

Sipas shifrave në dy muajt e parë të vitit rrethet e lartpërmendura, që janë pjesë e këtij unioni, kanë realizuar mbi 233 milionë dollarë eksport.

Kjo shifër vitin e kaluar ishte rreth 195 milion dollarë.

Unioni i Eksportuesve të Detit të Zi Lindor ka bërë eksport me 73 vende, mes të cilave në krye renditen Federata e Rusisë, Gjermania, India, Gjeorgjia dhe Italia. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)