Rritet eksporti i gazit rus në Evropë
Moskë, 6 gusht - Kompania ruse Gazprom njoftoi shtimin e eksportit të gazit rus drejt Evropës.
Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters, kompania ruse Gazprom deklaroi se në muajin korrik 2015 gazi rus i eksportuar drejt Evropës dhe Turqisë ka qenë 14.29 miliard m3.
Kjo shumë në krahasim me vitin e kaluar është rekord i ri në eksportin e gazit rus drejt Evropës.
Në muajin maj niveli i eksportit të gazit rus drejt Evropës ka qenë 10.7 miliard m3.