Rritet deficiti tregtar, arrin vlerën në 196,1 milion euro
Prishtinë, 29 maj - Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK), respektivisht departamenti i statistikave ekonomike gjegjësisht sektori i tregtisë së jashtme publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2015.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lart për muajin prill 2015 prej 196,1 milion krahasuar me deficitin prej 181,3 milion me periudhën e njëjtët te vitit 2014.
Eksporti mbulon importin 12.4%.
Eksporti i mallrave në muajin prill 2015 kishte vlerën 27,7 milion , ndërsa importi 223,8 milion , është një rritje prej (13.3%) për eksport si dhe (8.8%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (54.1%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.4%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (8.4%) produktet minerale, (7.9%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (4.6%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (4.2%) lëkurë dhe artikuj prej tyre etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (16.4%) të importit e përbëjnë produktet minerale, (13.0%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (11.7%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (10.3%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (8.4%) produkte të industrisë kimike, (6.7%) mjetet e transportit, (6.0%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.4%) produktet bimore etj.
Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me (31.7%) për eksport dhe (43.2%) për import, ndërsa vendet e CEFTA-së merr pjesë me (37.9%) për eksport dhe (31.6%) për import, në raport me prillin e vitit 2015. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Indi (19.9%), Shqipëri (13.8%), Maqedoni (12.1%), Belgjikë (9.8%), Itali (6.4%), Mali i zi (5.5), Serbia (4.6%) etj.
Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (14.0%), Gjermania (11.4%), Turqia (9.6), Italia (9.0%), Shqipëria (8.7%), Kina (7.1%), Maqedonia (5.4%) etj.