24 Dhjetor 2024

Rritet deficiti tregtar, arrin në 276 milionë euro

Prishtinë, 24 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin gusht 2018.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.5% në muajin gusht 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 276,5 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 264,6 milionë Euro në vitin 2017. Eksporti mbulon importin me 9.9%.

Eksporti i mallrave në muajin gusht 2018 kishte vlerën 30,4 milionë Euro, ndërsa importi 307,0 milionë Euro, që është një rënie prej (-6.5%) për eksport dhe rritje prej 3.3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.
 
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 24.9% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 17.4% e përbëjnë produktet minerale; 15.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.0% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.7% e përbëjnë produktet bimore; 4.2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 3.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 17.1% e përbëjnë produktet minerale; 14.3% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.0% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.6% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 6.7% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.3% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.2% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 4.8% e përbëjnë kafshët e gjalla, produktet me origjinë kafshe etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 10,5 milionë Euro, ose rreth 34.5% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 31.4%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (7.2%), Sllovenia (5.5%), Britania e Madhe (4.7%), Holanda (3.6%) etj.

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 128,2 milionë Euro, ose 41.8% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 5.0%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11.1%), Italia (6.5%), Rumania (4.1%), Greqia (3.3%), Polonia (3.2) etj.

Në muajin gusht 2018, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-s arritën në 15,4 milionë Euro, ose 50.6% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-6.2%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (19.8%), Serbia (11.5%), Maqedonia (11.1%) dhe Mali i Zi (6.2%).
 
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin gusht 2018 arritën në 90,6 milionë Euro, ose 29.5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 4.2%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.0%), Shqipëria (7.2%), Maqedonia (5.5%) dhe B&H (2.4%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 4,5 milionë Euro, ose 14.9%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmendet Zvicra  me 9.6%.
 
Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 88,0 milionë Euro, ose 28.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (9.0%) dhe Kina (8.8%).


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)