10 Janar 2025

Rritet deficit tregtar, arrinë në 181,3 milion euro

Prishtinë, 29 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar ”Statistikat e Tregtisë së Jashtme” për muajin prill 2014.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lart për muajin prill 2014 prej 181,3 milion euro krahasuar me deficitin prej 177,9 milion € me periudhën e njëjtët te vitit 2013.

Eksporti mbulon importin 11.9 për qind.

Eksporti i mallrave në muajin prill 2014 kishte vlerën 24,4 milion euro, ndërsa importi 205,8 milion €. Kjo tregon një rënie prej (-12.7 për qind) për eksport, ndërsa te importi nuk kemi ndryshim me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (44.4 për qind)të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (19.2 për qind) produktet minerale, (7.4 për qind) ushqimet e përgatitura pijet dhe duhani, (6.8 për qind) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (6.4 për qind) tekstil dhe artikuj tekstili, (3.9 për qind) produkte bimore, (3.4 për qind) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (17.2 për qind) të importit e përbëjnë produktet minerale, (13.2 për qind) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (11.7 për qind) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (8.9 për qind) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (8.4 për qind) produkte të industrisë kimike, (6.9 për qind) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.5 për qind) produkte bimore, dhe (5.1 për qind) mjetet e transportit.

Partnerët  kryesor tregtar, sa i përket eksportit dhe importit në Kosovë, në raport me prillin e vitit 2014 janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me 30.4 për qind për eksport dhe 43.0 për qind për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-së marrin pjesë me 47.3 për qind për eksport dhe 27.9 për qind për import, për qindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali (16.7 për qind), Shqipëri (16.5 për qind), Serbia (12.7 për qind), Maqedonia (10.7 për qind), Indi (10.8 për qind) dhe Mali i Zi (6.1 për qind).

Ndërsa, sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (14.1 për qind), Turqia (10.6), Gjermania (10.5 për qind), Italia (7.3 për qind), Greqia (6.8 për qind), Kina (6.4 për qind), Maqedonia (5.8 për qind).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)