Rritet çmimi i naftës së papërpunuar
New York, 29 dhjetor - Në tregun ndërkombëtar, parabola e çmimit të naftës tregon rritje.
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe në Azi, çmimi i një fuçie nafte të papërpunuar, i është afruar 92 dollarëve, duke arritur kështu shifrën më të lartë të 26 muajve të fundit.
Bëhet e ditur se për rritjen e çmimit të naftës ka ndikuar deklarata e vendeve arabe që bëjnë pjesë në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, se nuk mendojnë të rrisin prodhimin e naftës.
Specialistët janë të shqetësuar se rritja prej 30% e çmimit të naftës që nga muaji shtator, do të dëmtojë rritjen ekonomike globale.