Rritet çmimi i naftës së OPEK-ut
Vjenë, 20 shkurt - Organizata e vendeve eksportuese të naftës OPEK njoftoi se çmimi i naftës së kësaj organizate është rritur me 1,09 $ dhe sot një fuçi naftë e OPEK-ut është shitur me 99,77 dollar.
Revolucionet popullore në Tunizi dhe Egjipt si dhe vazhdimi i protestave antiqeveritare në vendet arabe të LM janë shkaku kryesor i rritjes së çmimit të naftës.