Rritet çmimi i naftës për 4 përqind
SHBA, 3 shkurt - Çmimet e naftës janë rritur për afro katër përqind, nga shpresat për rimëkëmbjen e ekonomisë në Shtetet e Bashkuara, që është ekonomia më e madhe në botë.
Nafta a papërpunuar u tregtua për 77.23 dollarë për fuçi në bursën e Nju Jorkut. Rritja e çmimit prej 2.80 dollarë për fuçi ishte më e larta në një ditë.