Rritet çmimi i naftës në tregun e Azisë

Tokio, 12 tetor - Çmimet e naftës në bursat aziatike janë rritur pas optimizmit të presidentit francez dhe kancelares gjermane për zgjidhjen e krizës së euros.
Nafta në bursën e Azisë është shtrenjtuar për 18 centë, në 85.59 dollarë për barel.
Çmimi i naftës në fillim të kësaj jave është rritur dukshëm për shkak të raporteve që thonë se BE-ja po drejton më mirë krizën e borxheve.
Analistët thonë se çmimi i naftës së papërpunuar do të vazhdojë të ndryshojë, për shkak të paralajmërimeve se ekonomia botërore mund të zhytet në recesion të ri.