Rritet çmimi i naftës në tregun botëror


New York, 7 qershor - Çmimi i naftë në tregjet botërore u rrit pas rënies së papritur të rezervave të brendshme të SHBA.
Nafta brent e Detit të veriut u rrit me 31 cent dhe u shit me 99,15 dollarë. Nafta bruto e Amerikës u rrit me 55 cent dhe u shit me 84,84 dollarë për fuçi.
Javën e kaluar, rezervat e brendshme të naftës në SHBA u ulën me 1,765 milionë fuçi cka ishte 3 herë më e lartë se norma e pritur.