23 Dhjetor 2024

Rritet çmimi i naftës në tregun botëror

Vjenë, 6 prill - Çmimet e naftës kanë arritur nivelin më të lartë pothuajse në dy vitet e fundit, për shkak se trazirat në Libi dhe Lindjen e Mesme kanë ngritur shqetësimin mbi furnizimet.

Nafta e OPEK-ut ka pësuar një rritje dhe është shitur sot me 121 dollar për fuçi.

Nafta Brent e papërpunuar në maj të vitit të kaluar u rrit me 2.23 dollarë në 117.36 dollarë për fuçi, çmimi më i lartë që prej gushtit të vitit 2008 dhe mbi 23.9 për qind për këtë vit.

Luftimet pranë porteve të naftës në Libi kanë rritur shqetësimet mbi aftësinë e vendit për të nisur sa më shpejtë riprodhimin e arit të zi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)