Rritet çmimi i naftës në tregjet evropiane
Paris, 3 korrik - Televizioni "France 24", në pjesën informative në lidhje me ekonominë raporton:" Me rastin e zbatimit të sanksioneve të naftës së RII kjo gjë është ndjerë menjëherë në tregjet botërore ku çmimi i naftës bruto është rritur me 8 për qind.
6 për qind në tregjet evropiane që do të thotë një fuçi nafte ka arritur vlerën e 97 dollar".
Sipas këtij raporti, pavarësisht se çmimi i naftës nga muaji mars deri në maj të këtij vitit ka arritur në rreth 130 dollar për fuçi, tani lind pyetja se çfarë do të bëhet me çmimin e naftës në Evropë?
Sipas ekspertëve duke pasur parsysh se Irani është prodhuesi i dytë i naftës në OPEK, që do të thotë se këto sanksione do të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në prodhimin e naftës së kësaj organizate, kjo gjë është mëse e tepërt pasi Evropës i duhet të durojë ndikimet që po shkaktojnë këto sanksione.
Shtetet evropiane që tashmë janë të përfshirë nga kriza ekonomike më shumë se 60 për qind të naftës e importonin nga Irani, ndërkohë që shumë prej shteteve të kontinentit evropian i kanë kundërshtuar këto sanksione.