Rritet çmimi i naftës në tregjet aziatike
New York, 24 gusht - Banka qëndrore amerikane njofton se çmimi i naftës bruto në tregun aziatik ka pësuar rritje si pasojë e pakësimit të rezervare të naftës dhe tensioneve në Lindjen e Mesme.
Agjenica franceze nga Singapori bën të ditur: Çmimi i çdo fuçie nafte është rritur me 43 cent duke arritur në 97 dollar e 69 cent.
Nafta e Detit të Veriut është shkëmbyer me 115.39 dollar duke pësuar 48 cent rritje.
Sipas këtij raporti: Procesi i rritjes së çmimit të naftës ka filluar që dje në Neë York si pasojë e uljes së rezervave të naftës bruto amerikane duke pësuar rritje kështu edhe në tregjet aziatike.