Rritet çmimi i naftës në bursat evropiane
Frankfurt, 14 shkurt - Çmimi i naftës brent në bursat evropiane është rritur Pas publikimit të lajmit për uljen e investimeve të kompanive të mëdha të naftës dhe për mundësinë që ky veprim të shkaktojë reduktimin e ofertës së naftës, si dhe ulja e prodhimit të naftës së Irakut, u bë shkak që çmimi naftës në tregjet evropiane të rritet.
Nafta brent e Detit të Veriut pësoi një rritje prej 5 %.
Çmimi i një fuçie nafte bruto të lehtë të Detit të Veriut shërben si pikë reference për çmimin e llojeve të tjera të naftës në tregjet evropiane. Sot një fuçi naftë brent e Detit të Veriut u shit me 60.3 $, duke shënuar një rritje prej 1.2 $.