Rritet çmimi i naftës në bursat aziatike
Singapor, 17 mars - Edhe një herë sot është shtuar çmimi i naftës në bursat aziatike.
Sipas agjencisë informative Associated Press nga Singapori, çmimi i naftës është shtuar me 45 cent dhe është shitur me 105.56 dollarë për fuçi.
Çmimi i një fuçi nafte brent për dorëzim në muajin Maj është shitur me 50 cent më shumë, duke kapur kuotën e 123.10 dollarëve.
Pa deklarimit të Anglisë dhe Amerikës se do të lirojnë rezervat e tyre të naftës, çmimi i naftës është ulur ditën e enjte, por funksionarët të shtëpisë së bardhë e kanë hedhur poshtë një lajm të tillë.