Rritet çmimi i naftës në botë
Bruksel, 4 shkurt - Shtimi i çmimit të naftës në botë, që erdhi si rezultat i deklarimit të sanksioneve të BE kundër naftës iraniane, ka tërhequr vëmendjen e masmedias perëndimore.
Në anën tjetër Iranit si kundërpërgjigje ndaj këtyre sanksioneve ka ndërprerë eksportin e naftës së tij për kompanitë franceze dhe angleze.
Duke reaguar ndaj kësaj situate Stefan King në një shkrim të Daily Telegraf thotë se rreziku i shtimit të çmimit të naftës për botën është më i madh sesa çështja e Greqisë.
Aktualisht qeveria greke për të përballuar krizën e saj të borxheve ka nisur një projekt për zbulimin e naftës ku 8 kompanitë më të mëdha në botë kanë dorëzuar dje ofertat në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë, për të bërë vëzhgime për naftë në detin Jon dhe në zonat në jug të Kretës.
Sipas njoftimeve kompanitë e interesuara janë norvegjeze, amerikane, një franko-anglez etj. Sipas ministrisë, interesi për kërkime në Greqi është i madh, dhe kjo vlerësohet si një arritje e madhe për vendin dhe klimën e investimeve.
Ministria beson se deri në vjeshtën e vitit 2012 qeveria greke do të dijë me saktësi ku ka naftë dhe gaz dhe mund të vazhdojë punën për fazën tjetër, shpimin.
Pas shpërthimit të ndodhur në një prej tubacioneve të naftës në Arabinë saudite, në bursat ndërkombëtare është shtuar përsëri çmimi i naftës.
Çmimi i naftës së butë për dorëzim në muajin prill është shtuar me 1.77 dollarë dhe është shitur me 110.50 dollarë për fuçi.
Ndërkohë parashikimet e shumta theksojnë se kriza greke do të thellohet akoma më shumë kur çmimi i një fuçi nafte të arrijë në 140 dollarë për fuçi.
Ndërkohë mësohet se besueshmëria e Greqisë për kreditim dhe paralajmëroi se vendi vazhdon të kërcënohet nga falimentimi, pavarësisht paketës së ndihmës së miratuar nga liderët evropianë dhe qethjes së gjysmës së huave nga kreditoret privatë.
Nga niveli Ca, ku qëndronte deri tani, Athina është zbritur ne C, me i ulëti ne shkallen e vlerësimeve.
Me këto ritme mundësia e falimentimit të Greqisë shtohet edhe më shumë për shkak të rritjes së çmimit të naftës, rritje që ka ardhur si rezultat i shqetësimeve nëpër bursa mbi ndërprerjen e eksportit të naftës iraniane.
Në rritjen e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare ka ndikuar edhe kërcënimi për një sulm të mundshëm kundër objekteve bërthamore të Iranit.
Ivan Tejlor, drejtori ekzekutiv i kompanisë Vital thotë se këto kërcënime do të bëhen shkak që çmimi i naftës të arrijë në 150 dollarë për fuçi.
Vlen të theksohet se shtimi i çmimit të naftës do ndikojë negativisht në ekonomitë evropianë të cilat vitet e fundit janë përballur me një krizë serioze dhe aktualisht po përpiqen të gjejnë zgjidhje për dalje nga kjo krizë.