Rritet çmimi i naftës në botë
New York, 4 nëntor - Për të katërtën ditë me radhë çmimi i një fuçi nafte ka pësuar rritje duke arritur kuotën më të lartë në gjashtë muajt e fundit.
Sipas informacioneve nga Banka Qendrore e Amerikës, të enjten një fuçi naftë është rritur me 1 dollarë e 7 cent dhe është shitur me 85 dollarë e 76 cent.
Ndërsa çdo fuçi naftë i tipit brent i detit të veriut është shitur me 87 dollarë e 32 cent, duke pësuar një rritje prej 94 cent.