Rritet çmimi i naftës në Amerikë
New York, 9 prill - Çmimi i karburantit në Amerikë ka pësuar përsëri rritje. Çdo galon benzinë në Amerikë është shitur me 3.74 dollarë.
Me rritjen e çmimit të karburanteve edhe çmimet e biletave në Amerikë që prej janarit janë shtuar me 4për qind-5për qind.
Këto statistika janë marrë duke inspektuar mbi 2500 pika karburanti në Amerikë.
Specialistët paralajmërojnë se në verën e vitit 2012 Amerika do të përjetojë shtimin më të madh të çmimit të biletave të avionëve dhe në disa raste rritja mund të arrijë deri në 100për qind.