Rritet çmimi i naftës bruto të OPEK-ut
Londër, 4 shkurt - Është rritur vlera e naftës së OPEK-ut ditën e enjte në tregun evropian.
Sipas Rojters nga Londra, OPEK-u deklaroi të premten se mesatarja e vlerës së 12 llojeve të naftës bruto për fuçi të kësaj organizate nga 97 dollarë e 66 cent që ishte të mërkurën ka arritur në 97 dollarë e 71 cent të enjten.
Nafta e OPEK-ut përbëhet nga nafta e lehtë dhe e rëndë e 12 vende anëtare të kësaj organizate eksportuese të naftës.
Përmirësimi i gjendjes ekonomike në disa rajone të botës industriale, rënia e vlerës së dollarit amerikan dhe shqetësimi nga gjendja në Egjipt janë disa nga faktorët që ndikojnë në rritjen