Rritet çmimi i naftës

New York, 6 tetor - Çmimi i naftës ka shënuar rritje si pasojë e uljes së vlerës së dollarit dhe shqetësimeve lidhur me tensioned politike mes Turqisë dhe Sirisë.
Sipas agjencisë franceze të lajmeve thuhet se në tregun e shkëmbimeve të New Yorkut çmimi i çdo fucie nafte që do të merret në nëntor, ka shënuar rritje me 3.57 dollar duke kapur vlerën e 91.71 dollar.
David Buckot nga instituti i TD Securits ka thënë se shqetësimet e rritjes së cmimit të naftës vazhdojnë ende.