Rritet Bursa e Londrës
Londër, 1 janar - Bursa e Londrës regjistroi rritjen më të lartë vjetore që nga viti 2009 në mbylljen e seancës së shkurtuar duke shënuar avancim të indeksit FTSE-100.
Gjatë gjithë vitit 2013, indeksi FTSE-100 arriti vlerat kryesore në 14,43 për qind.
Në seancën e fundit të vitit, e cila përfundoi jo si zakonisht në mesditë me rastin e Shën Silvestrit, indeksi fitoi 17.82 pikë, ose 0.26 për qind në krahasim me një ditë më parë, në 6.749,09 pikë.