Rritet besimi i konsumatorit në Turqi
Ankara, 21 nëntor - Indeksi i besimit të konsumatorëve në muajin nëntorit krahasuar me një muaj më parë ka pasur një rritje prej 22,9% duke shkuar në 77,15%.
Besimi i konsumatorëve në muajin tetor ishte 62,78%.
Ndërsa pritshmëria për gjendjen financiare të familjes në krahasim me një muaj më parë tregoi një rritje prej 10,5%r.
Pritjet për situatën e përgjithshme ekonomike janë rritur edhe në muajin nëntor.
Rritja afërisht prej 31%, është treguesi më i mirë se situata e përgjithshme ekonomike do të jetë më e mirë dhe se besimi tek konsumatorët do të tregojë rritje për periudhën 12 mujore.