Rriten shkëmbimet tregtare shqiptare me vendet jashtë BE-së
Tiranë, 28 tetor - Tregtia e Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian (BE) në muajin Shtator arriti në 66.4% për qind ku vijuan të jenë si partnerë kryesorë, Italia dhe Greqia, ndërsa vërehet rritje e këmbimeve tregtare edhe me vende të tjera.
Sipas INSTAT-it, tregtia me Italinë u rrit me 36% më shumë se në muajin Gusht dhe me Greqinë 6.7%.
Disa nga partnerët tanë tregtarë tregojnë për rritje të eksporteve dhe importeve.
Eksportet shënuan rritje me Britaninë e Madhe, Italinë, SHBA, Turqi, Ukrainë, etj.
Vendet kryesore ku u vu re rritje e importeve të mallrave janë Italia, Kosova, Rusia, Ukraina, Zvicra, etj.