Rriten për 13.7 për qind investimet e huaja në Shqipëri
Tiranë, 20 dhjetor - Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri u rritën me 13.7 për qind gjatë vitit 2017 kundrejt një viti më parë, bëri të ditur sot Instituti i Statistikave.
Sipas INSTAT, në fund të vitit 2017, vendet e Bashkimit Europian, përbënin pjesën më të madhe të volumit të Investimeve të Huaja Direkte me rreth 56.9%.
Këtu dominon Greqia me një total investimesh që arrijnë në 18.9% e ndjekur nga Holanda me 12.8%.
INSTAT bën të ditur se, edhe Zvicra, Kanadaja, e Austria rritën investimet e huaja direkte në Shqipëri gjatë vitit 2017.