Rriten ndjeshëm investimet private në Kinë
Pekin, 8 gusht - Vitet e fundit në Kinë, është shtuar në mënyrë të dukshme përqindja e investimeve private kundrejt investimeve mbi pasuritë e paluajtshme në zonat urbane, duke u bërë faktor i rëndësishëm për stabilizimin e rritjes ekonomike.
Komisioni Shtetëror i Zhvillimit dhe i Reformës thotë një vendim inkurajues i Këshillit të Shtetit ka luajtur rol kyç për zhvillimin në këtë drejtim.
Në maj të vitit 2010, kur doli vendimi, investimet private ishin vetëm 51.2% të investimeve mbi pasuritë e paluajtshme në zonat urbane. Ndërsa në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, investimet private kanë shënuar 9.37 trilionë juanë, 62.1% ndër të gjitha investimet në pasuritë e paluajtshme.
Ndërkohë, sipas komisionit, strukturat e investimeve përkatëse janë përmirësuar më tej dhe me mbështetjen e qeverisë, investimet private në naftë dhe gaz natyror kanë shënuar rritje të dukshme gjatë këtyre viteve.