Rriten investimet kineze në Evropë dhe Afrikë
Pekin, 20 janar - Sipas të dhënave statistikore të publikuara më 18 janar nga Ministria kineze e Tregtisë, në vitin 2011, investimet e drejtpërdrejta të Kinës në Evropë dhe në Afrikë kapën respektivisht shifrat 4,61 miliardë dollarë dhe 1,7 miliard dollarë, shifra këto afro 60 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010.
Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2011, Kina ka bërë investime të drejtpërdrejta jofinanciare në afro 3400 ndërmarrje nga 132 vende të botës.
Shuma e investimeve të drejtpërdrejta arriti në mbi 60 miliardë dollarë, e thënë ndryshe, 1.8 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2010.